Nuhiu: Të shënosh katër gola në fushë si e jona, duhet të kesh kualitet!

4:1 rezultati i thellë ndaj Renovës, kthen vetëbesimin te FC Shkupi për të vazhduar me vullnet më të madh në ndeshjet në vijim të kampionatit vendor të futbollit elitar. Trajneri i “bardhekaltërve” Ardian Nuhiu pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me lojën e treguar nga futbollistët e tij.

“Mendojë që kjo fitore do të jetë shumë e mirë për vazhdimësin e kampionatit. Kemi edhe katër ndeshje deri në fund, i urojë futbollistët e mi, një ndeshje e dominuar në çdo aspekt, me luftë dhe vrapim, ku siç e patë edhe vet në këtë fushë të rëndë të shënosh katër gola, duhet të kesh kualitet”, tha pas ndeshjes trajneri i FC Shkupit, Ardian Nuhiu.

Te FC Shkupi në ndeshjen ndaj Renovës reflektonte një atmosferë pozitive, me lojtarët që luanin me plotë vullnet, ndërsa Nuhiu pretendon se edhe nëse në përballjen ndaj “Skopjes” që do ta luajnë të mërkurën ekziston një atmosferë e tillë në ekipin e tij, fitorja nuk do të mungojë./InfOSport.mk

Leave a Reply