Osmani: Ndeshje e bukur, më gëzon serioziteti i ekipit! (VIDEO)

Fitorja e thellë 4:0 ndaj “Skopjes”  për trajnerin e Shkëndijës së Tetovës Qatip Osmanin ka rezultuar ndeshje e mirë, ndërsa më shumë i pëlqen serioziteti i skuadrës që të përzgjedhurit e tij e treguan në këtë përballje të xhiros së 16-të në elitën e fufbotllit vendor.

“Lojë e bukur që rezultoi me rezultatin 4:0. Më gëzon fakti se fillimi i ndeshjes ishte serioz pa dalluar kundërshtarin dhe mendojë që edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me këtë seriozitet”, shprehet pas ndeshjes për mediat trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.

Trajneri Osmani i pyetur në pyetjen se skuadra e tij me këto fitore të njëpasnjëshme e ka gjetur rrugëtimin drejt titullit kampion, ai është përgjgjur:

“Rezultatet e deritanishme tregojnë se jemi në rrugën për t’u bërë kampion. Megjithatë nuk është ende e kryer dhe është herët për të folur për rezultatin final dhe ne duhet të vazhdojmë me kësi lloj ndeshje dhe sigurisht në fund do ta arrijmë atë qëllimin që ka Shkëndija”.  

Shkëndija ndeshjen e radhës në kampionat e luan me Renovën.

Leave a Reply