ZYRTARE, numri një i futbollit italian, Tavekio jep dorëheqje

Karlo Tavekio edhe zyrtarisht është shkarkuar nga posti i numrit një të futbollit italian. Një gjë e tillë u bë zyrtare në mbledhjen e mbajtur sot në këshillin federal.

Një gjë e tillë ndoshta edhe pritej pas presioneve të shumta në adresë të tij, pasi Kombëtarja Italiane nuk arriti që të sigurojë një vend për në Botërorin “Rusi 2018”.

Mbledhja e mbajtur sot në këshillin federal startoi në orën 12:20, ndërkohë që përfundoi vetëm pas 15 minutash.

“Ambiciet dhe spekulimet politike kanë ndikuar në arritjen e këtij rezultatin. Kam mbajtur shënim ndryshimet që kanë kërkuar disa prej jush, dhe për këtë arsye kam vendosur që të jap dorëheqjen”, – kanë qenë fjalët e Tavekios.

Italia për herë të parë pas plotë 60 viteve nuk do të jetë pjesë e një Botërori, pasi në ndeshjet e fazës “play-off” u eliminua nga Suedia.

Leave a Reply