Ozil i kërkon Barcelonës 19 milionë euro pagë vjetore!

Futbollisti me preardhje turke, Mesut Ozil i ka kërkuar presidentit të Barcelonës, Josep Maria Baremu plotë 19 milionë euro pagë vjetore nëse dëshiron shërbimet e tij. Mesfushori i Arsenalit, që është në skadencë kontrate më skuadrën e Venger, kërkon plot 370 mijë euro në javë, një shumë ekuivalente me 19 milionë euro në vit. Një shpenzim të tillë Barcelona mund t’ia lejojë vetes vetëm nëse në janar largon Arda Turan, paga e të cilit rëndon jo pak arkat e “blaugranave”.

Përveç pagës “faraonike”, Ozil kërkon edhe bonuse të tjera. Ëenger, që tashmë e ka të qartë se nuk do ta ketë lojtarin në shërbim të tij sezonin e ardhshëm, është i predispozuar që ai të arrijë marrëveshjen me Barçën, vetëm që të mos i bashkohet Hose Murinjos te Mançester Junajtedi. Madje ekzistojnë të gjithë mundësitë që kalimi në “Kamp Nou” të ndodhë që në janar, me lojtarin që do të federohej menjëherë në Champions, pasi Arsenali këtë sezon merr pjesë ne Europa League.

Leave a Reply