Rang lista e FIFA-s: Maqedonia rikuperon 9-të vende, tashmë renditet e 76-ta!

Triumfi i fundit në ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë i ka sjellur përfaqësueses së Maqedonisë ngritje në rang listën më të re të FIFA-s. Maqedonia këtë muaj renditet në pozitën e 76-të, duke rikuperuar kështu 9-të vende nga muaji i kaluar. Ky është një sukses  veçant për Maqedoninë, pasi përfaqësuesja e vendit vitin e filloi nga pozita e 162-të, ndërsa arriti ta mbyll në të 76-tën. Në përgjithsi viti 2017-të është viti më i suksesshëm në histori për Maqedoninë, me të përzgjedhurit e Igor Angellovskit që regjistruan 5 fitore, 3 barazime dhe vetëm një humbje edhe atë nga Spanja.

Leave a Reply