FFM fton Vokrin në mbrëmjen e më të mirëve

Të dielën Federata e futbollit të Maqedonisë organizon mbrëmjen gala ku do të ndahen çmimet për më të mirët e futbollit në vitin 2017, në të cilën ylli kryesor pritet të jetë shqiptari i Levantes, Enis Bardhi të cilit do t’i takojë çmimi kryesor, “Futbollisti më i mirë i vitit 2017”.

Në mesin e mysafirëve të shumtë, infosport merr vesh se FFM, gjegjësisht nënkryetari Muhamed Sejdini kanë bërë ftesë të veçantë për presidentin e Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokri. Numri “1” i futbollit kosovar mes tjerash pritet të ndajë ndonjë prej çmimeve, ku do të spikasin shqiptarët pasi përveç Bardhit edhe Besart Ibraimi do të merr çmimim “Golashënuesi i sezonit”, ndërsa Yllza Maksuti është “Futbollistja e vitit”.

Fadil Vokri ka pranuar ftesën, megjithëse prania e tij ende mbetet në dyshim shkaku i një udhëtimi zyrtar në Zvicër. Nëse Vokri realizon takimin në Cyrih sipas planit, pas dite pritet të jetë në Shkup./InfOSport.mk

Leave a Reply