Murinjo pas fitores së madhe ndaj Arsenal, merr edhe një lajm të keq

Fitorja e sotshme ndaj Arsenalit, pa dyshim se ka kënaqur tej mase trajnerin e “Djajve të  Kuq”, Hoze Murinjon, mirëpo jo edhe kartoni i kuq i Poll Pogba-s.

Mesfushori francez i Junajtedit u ndëshkua me kartonë të kuq të drejtpërdrejtë në minutën e 74-të, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj spanjollit, Hektor Belerin.

Kësisoj Murinjo nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në shërbimet e Pogba-s për ndeshjen derbi të javës së ardhshme, që Junajtedi do ta zhvillojë ndaj liderëve aktual të Mançester Sitit.

Me shumë gjasa Pogba do të mungojë edhe ndaj Burnmautit në “Olld Traford” si dhe në ndeshjen në udhëtim ndaj Uest Bromuiç Albionit.

Leave a Reply