Torino nuk ju dha mundësinë 10-lacialëve (VIDEO)

Skuadra e Torinoes mundi me rezultatin 3:1 Lacion në ndeshjen e javës së 16-të në “Serie A” të zhvilluar sonte në “Olimpiko”.  Në rezultatin përfundimtarë të këtij takimi ndikoi edhe kartoni i kuq i Çiro Immobile në fundin e pjesës së parë.

Gjatë pjesës së dytë mysafirët dominuan ndeshjen dhe arritën deri tek fitorja falë golave të shënuar nga Aleks Berenger (54’), Tomas Rinkon (64’) dhe Simone Edera (73’). Për vendasit golin e vetëm e realizoi Luis Alberto në minutën e 69-të.

Pjesa e parë e këtij takimi ishte e barabartë, pasi që të dyja skuadrat kishin raste shënimi, mirëpo rrjetat mbetën të paprekura. Strakosha në këtë pjesë ishte në nivelin e duhur, mirëpo jo edhe gjatë pjesës së dytë, kur Torino iu gëzua fitores së 5-të në kampionat, pas së cilë me 23 pikë renditet në pozitën e 8-të, me vetëm një pikë më pak se Milani i vendit të 7-të, ndërkohë Lacio me 32 pikë mbetet në pozitën e 5-të.

Leave a Reply