Derbi i 156-të midis Partizanit dhe Crvena Zvezdës mbulohet në gjak (VIDEO)

Derbi i madh i futbollit serb, i 156-ti me rradhë midis Partizanit dhe Crvena Zvezdës i zhvilluar gjatë ditës së sotme ka kaluar nën hijen e një përleshje masive që ndodhi në tribunën jugore midis tifozëve të Partizanit.

Sipas gazetarit të “Tanjug” që ka qenë prezent brenda tribunës deri te incidenti erdhi kur disa prej të tifozëve të Partizanit gjatë përleshjes që kishin mes vete kishte ndezur flamurin e skuadrës “bardhezi”.

Nga e gjithë kjo përleshje pësuan 10 tifoz, të cilët shpëtimin e tyre e gjetën duke u futur brenda stadiumit, madje disa prej tyre edhe të xhveshur.

Është dashur intervenimi i xhandarmarisë serbe për të qetësuar situatën në tribunën jugore. Huliganët u arrestuan, ndërsa nën shoqërim të policisë serbe lëshuan stadiumin.

Leave a Reply