Partizani prezanton Bruno Telushin

Skuadra nga Superliga shqiptare, Partizani gjatë ditës së sotme ka prezantuar ish futbollistin e Flamurtarit, Bruno Telushi. “Të kuqtë” nga kryeqendra shqiptare që para disa ditësh kishin njoftuar për këtë transferim, ndërsa sot erdhi edhe deri te prezantimi i Telushit nga ana edrejtorit të përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama.

Kësisoj 27-vjeçari rikthehet në Superligën shqiptare pas përvojës disamujore në Kroaci, ku kishte veshur fanellën e Slaven Belupos.

Telushi me Partizanin ka firmosur kontratë për 2 vite e gjysmë, ndërsa duke pasur parasysh kualitetet e tij dhe faktin që njeh shumë mirë kampionatin shqiptarë, mendohet që ky të jetë një përforcim me shumë vlera për ekipin e trajnerit Sulejman Starova.

Leave a Reply