Predha e Bartolome që la të shtangur portierin Strakosha (VIDEO)

Lacio të enjten në mbrëmje zhvilloi takimin e 1/8 së finales në kuadër të Kupës së Italisë ndaj skuadrës së Çitadella nga Serie “B”. Dhe ashtu siç pritej skuadra nga kryeqendra italiane doli të jetë fituese në këtë përballje me rezultatin 4:1, megjithatë ajo që ra më së shumti në sy në këtë ndeshje ishte goli i vetëm i shënuar nga ana e futbollistëve mysafir, njofton “infOSport.mk”.

Ishte një predhë e vërtetë e futbollistit të Çitadellas, Paolo Bartolome nga një gjuajtje e lirë prej rreth 30 metrash që la të shtangur në vend gardianin e kobëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili vetëm me një shikim përcolli topin në rrjetën e tij.

Leave a Reply