Sulmuesi vrastar Hari Kejn, “hat-trik” ndaj Bërnlit (VIDEO)

Hari Kejn ka bërë edhe një paraqitje tjetër të madhe me petkun e skuadrës së Totenhamit. Sulmuesi 24-vjeçar realizoi “hat-trik” në përballjen ndaj Bërnlit, duke e mundur i vetëm këtë skuadër me rezultatin 3:0.

Reprezentuesi anglez falë këtij tre golëshi tashmë ka plotë 36 gola të shënuar brenda vitit 2017-të në ndeshjet e Premierligës angleze, duke u barazuar kështu me Alan Shirer. Madje Kejn mund të tejkalojë legjendën e Njuaksëll Junajtedit dhe kombëtares angleze, duke pasur parasysh se deri në mbyllje të këtij viti me Totenhamin e tij do të zhvillojë edhe një ndeshje, kundër Sautemptonit si vendas.

Kejn golin e tij të parë në këtë ndeshje e realizoi në minutën e 7-të, ndërkohë fitoren skuadrës së tij i’a siguroi me dy gola të tjerë të shnëuar gjatë pjesës së dytë. Kjo fitore ka ngjitur skuadrën e trajnerit Poçetino në pozitën e pestë me 34 pikë, ndërkohë Bërnli me 32 pikë pozicionohet në vendin e 7-të.

Leave a Reply