Asgjë e re, Ronaldo sërish më i miri

Super ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë për vitin 2017-të edhe nga ana e “Globe Soccer Awards”. Në manifestimin e organizuar në Dubai, Ronaldo rrëmbeu edhe një çmim tjetër për këtë vit që jemi duke lënë pas, duke dalë fitues sërish ndaj Lionel Messit.

Përveç kësaj dyshe fantastike në garë për të fituar këtë çmim nga ana e Globe Soccer Aëards, ishin edhe Nejmar,  Xhanluixhi Bufon, Kylian Mbape, Serhio Ramos dhe Paolo Dybala.

Është kjo hera e katërt që portugezi fiton këtë çmim, pas atyre në vitet 2011, 2014 dhe 2016.

Leave a Reply