Shkupjani Sunaj Hasan transferohet në Turqi

Futbollisti i talentuar shkupjan, Sunaj Hasan, ndryshe një fëmijë i FC Shkupit, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdoj në Turqi në kategoritë e ulëta, te skuadra e Sarayönu Belediyespor, njofton “infOSport.mk”.

21-vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Vitisë që garon në Ligën e Parë të Kosovës, ndërsa pas ofertës së bërë nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Konja, Hasan, nuk u mendua shumë dhe vendosi që të provoj fatin e tij edhe në futbollin turk, ku edhe më parë kishte oferta, mirëpo që nuk ishin të realizueshme, mirëpo vetëm deri më sot.

Sarayönu Belediyespor stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e 6-të me 22 pikë, 15 më pak se lideri aktual Serik Belediye, që me meritë kryeson renditjen e ligës amatore me plotë 37 pikë dhe asnjë disfatë pas 13 xhirove të para, transmeton “infOSport.mk”.

Sunaj Hasan me skuadrën turke ka firmosur kontratë një vjeçare, ndërsa debutimin e tij pritet që ta ketë javën që vjen (14 janar) përballë Eregilspor në teren vendas. Hasan gjatë karrierës së tij përveç ekipit të Vitisë ka laujtur edhe me Gostivarin, EuroMilkun dhe Vëllazërimin.

Leave a Reply