Nexhipi bënë edhe një goditje tjetër te Kukësi, sjell një kroat

Kampionët e Shqipërisë të Kukësit, kanë zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit kroat Filip Zhderiç. Futbollisti është prezantuar në Turqi, atje ku skuadra shqiptare po zhvillon fazën e përgatitjeve për pjesën e dytë të kampionatit në Superligën shqiptare.

26-vjeçari Zhderiç, te Kukësi vjen nga kampionati rumun, më saktësisht nga skuadra e Gaz Metan, ndërsa luan si mbrojtës i krahut të djathtë.

Ai u prezantua nga drejtori sportiv Nderim Nexhipi dhe menaxheri i klubit, Naim Halili.

Zderiç shihet si zëvendësues i kapitenit Rahman Hallaçi, i cili i dha fund karrierës prej futbollisti, duke pranuar që të luaj rolin e ndihmësit të trajnerit austriak, Peter Pakult. Kroati 26-vjeçar para se të kalonte te Gaz Metan, luante me Cibalian në Kroaci, ndërsa  bëhet kështu përforcimi i tretë i Kukësit, pas Donjet Shkodrës dhe gjerogjianit, Irakli Dzaria.

Leave a Reply