Elif Elmaz e largoi nga Fenerbahçe! Van Persi rikthehet te Fejenordi

Transferimi i Elif Elmaz te Fenerbahçe bëri që  Van Persi të humb vendin e tij te gjigandët turq, të cilët me në krye trajnerin Koçoman vendosën ti besojnë talentit shkupjan.

Në këtë mënyrë Robin van Persi pas 14 vitesh rikthehet te Fejenordi, nga  e cila skuadër nisi aventurën e tij të suksesshme në futbollin europian.

Sulmuesi 34-vjeçar debutoi në vitin 2002 me skuadrën nga Roterdami, për tu larguar më pas drejt Premierligës angleze, ku me shumë sukses mbronte ngjyrat e Arsenalit dhe Mançester Junajtedit, që më pas të transferohej te gjigandët turq të Fenerbahçes në vitin 2015-të.

Sipas mediave holandeze, Van Persi gjatë ditës së sotme pritet ti kryejë vizitat mjekësore dhe sërish ti bashkohet skuadrës së tij të zemrës.

Leave a Reply