Lena në luftë me kohën, deri në verë mund të mbetet pa skuadër

Mesfushori strugan Nijas Lena ende është në kërkim të skuadrës së tij të re jashtë Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ai aktualisht ndodhet në Suedi në pushime, po ku njëkohësisht po shikon edhe mundësinë e gjetjes së një klubi.

“infOSport.mk” me këtë rast e kontaktoi Lenën, ndërsa përgjigja e tij ishte kjo në vijim:  “Jam te disa familjarë për pushime, mirëpo njëkohësisht po shikojë mundësinë e gjetjes së një klubi, ku do të mund të vazhdojë karrierën time. Për momentin ju them se nuk ka asgjë konkrete”.

Lena së fundmi ishte pjesë e Teutës nga Superliga shqiptare, nga e cila skuadër u nda ende pa nisur merkatoja e janarit, mirëpo gaboi në zgjedhjen e bërë, pasi nuk e kishte llogaritur se kishte luajtur me dy ekipe brenda një sezoni, Kukësin në Ligën e Kampionëve dhe Teutën në kampionat. Mundësia e vetme për të mbetet rikthimi te skuadra e Kukësit, ose në ndonjë kampionat që sezoni nuk ka nisur ende, siç është rasti në Suedi, apo edhe në Kazakistan, Bjellorusi, Moldavi, Irlandë, Islandë, Letoni, Lituani, Estoni, Ishujt Faroe, Finlandë dhe Norvegji.

Leave a Reply