Igli Tare: De Vrij nuk shitet në janar, qëndron në Lacio  

I shumë kërkuari në këtë merkato dimërore, Stefan De Vrij i Lacios, nuk do të lëviz askund së paku deri në muajin qershor. Kështu ka reportuar e përditshmja italiane, “Gazzeta Dello Sport” që thotë se mbrojtësi holandez do të vazhdojë kontratën me Lacion.

“Nuk kemi afate, por e sigurtë është që nuk shitet në janar. Është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën dhe do të na ndihmojë që të arrijmë objektivat tanë”, ka deklaruar Igli Tare për Gazzetta-n.

Kontrata aktuale e De Vrij skadon më 30 qershor dhe për të pasur shërbimet e tij ishte interesuar skuadra e Interit, por edhe Barcelona.

Leave a Reply