KE në hendboll, Kroacia mposhti Serbinë, fiton edhe Franca

Mbrëmë edhe zyrtarisht nisi Kampionati Europian në hendboll, i cili do të mbahet në Kroaci deri më datë 28 shkurt.

Dhe që në start ishim dëshmitarë të një derbi ballkanik, ku mejdanin në “Spaladium Arena” në Split ndanë dy kombëtaret më të mira Kroacia dhe Serbia.

Kroatët ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund me plotë meritë mundën serbet me 10 gola dallim, 32:22 (14:9).

Stepçançiq dhe Shtrlek me nga 6 gola të shënuar ishin më efikasët në rradhët e kombëtares kroate, teksa në anën tjetër te Serbia me lojë të mirë u dalluan Nenadiq me 6 gola dhe Zelenoviq me 5 gola.

Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Islanda mposhti Suedinëme rezultatin 26:24.

Në Grupin B, u zhvilluan dy super ndeshje, ku fituesi nuk dihej deri në fund. Në një ndeshje shumë interesante Franca mundi Norvegjinë me vetëm një gol epërsi, 32:31, njëjtë sikurse edhe Bjellorusia që me rezultatin 27:26 mundi Austrinë.

Leave a Reply