Zyrtare, Barcelona huazon Ardan te Bashakshehiri

Arda Turan rikthehet në vendlindje, mirëpo kësaj rradhe për të veshur fanellën e Bashakshehir, skuadrës që aktualisht kryeson renditjen në Superligën turke.

Kjo u bë realitet, vetëm pasi drejtuesit e Barcelonës dhe Bashakshehirit gjetën gjuhë të përbashkët rreth transferimit të futbollistit të njohur turk  për të Bashakshehir.

Disa ditë më parë drejtuesit e skuadrës turke patën nisur bisedimet me homologët e tyre të Barcelonës, ndërsa gjatë ditës së sotme e përditshmja e njohur spanjolle “Marca”, shkruan se këto dy klube gjatë ditës së djeshme kanë arritur akordi përfundimtar për kalimin e mesfushorit 30-vjeçar.

Barcelona ka rënë dakord që ta huazojë Turan për gjysmën e këtij sezoni dhe tjetrin, por me një kusht, që nëse vjen ndonjë ofertë e mirë në adresë të tyre, të kenë të drejtën e shitjes së menjëhershme të Ardas.

Leave a Reply