De Gea bëhet më i paguari te Mançester Junajtedi

Falë paraqitjeve të shëlqyeshme gjatë këtij sezoni në portën e Mançester Junajtedit, drejtuesit e skuadrës angleze janë të gatshëm ti ofrojnë një pagë të re gardianit të tyre spanjoll, duke e bërë atë lojtarin më të paguar.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm ti ofrojnë De Geas një pagë javore prej 300 mijë sterlina.

Kontrata aktuale e De Geas skadon në vitin 2019-të, mirëpo duke parë interesimin e vazhdueshëm të Real Madridit, drejtuesit e Mançester Junajtedit nuk dëshirojnë ti lënë asgjë rastin, duke i ofruar gardianit të tyre një pagë që vështirë është të refuzohet.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply