Skuadra e sheikave në bisedime me Zinedin Zidan

PSZH ka filluar të mendojë për sezonin 2018/19. Klubi i Al-Khelaifi, sipas të ëprditshmes spanjolle “Sport”, po mendon për një ndryshim në stol: jashtë Emery, brenda Zidane.

Menaxhimi i keq i ekipi pas blerjeve të rëndësishme të Neymar dhe Mbappe duket se ka bindur pronarët që të nisin kontaktet me trajnerin francez, i cili ka fituar dy edicionet e fundit të Champions League me Real Madrid.

Duhen rezultate dhe Ligue 1 nuk mjafton më. Zidane konsiderohet si zgjedhja e duhur, edhe për shkak se Florentino Perez duket se ka filluar gjithashtu të kërkojë për ta zëvendësuar “Zizou”.

Leave a Reply