Skuadra nga Kina, 35 mln euro në sezon për Andres Iniestën!

Andres Iniesta mendon transferimin në kampionatin kinez. Sipas “Sport.es”, një nga legjendat e Barcelonës, duket se është joshur nga ofertat e majme, rreth 35 milionë euro neto në sezon, dhe tashme duhet të marrë vendimin e transferimit ose jo në Superligën Kineze.

Mesfushori spanjoll, prej vitesh është një nga lojtarët kyç në formacionin katalanas, dhe trajneri Valverde nuk dëshiron të humbasë një futbollist me vlerat e tij. Megjithatë duke marrë parasysh edhe moshën e Iniesta, 33-vjeç, mund të mos t’i vijë më një ofertë e tillë.

Leave a Reply