Super derbi në futsal, Shkupi mirëpret Velesin

Java e 19-të në elitën e futsalit vendor na rezervon super derbin e madh midis Futsal Shkupit dhe Velesit, njofton “infOSport.mk”. Është kjo ndeshja midis dy skuadrave më të mira në vendin tonë, që edhe këtë vit janë pretendentët kryesor për titullin e kampionit. Aktualisht Velesi me 37 pikë kryeson tabelën, teksa Shkupi ndodhet në pozitën e dytë me një pikë më pak.

Me fitore eventuale “bardhekaltërit” nga Çairi do të merrnin kryesimin dhe do të ishin në rrugë të mirë për të mbrojtur titullin e kampionit të vitit të kaluar, kur pikërisht në ndeshjen e javës së fundit ndaj Velesit u shpallën kampion.

Ndeshja në fjalë zhvillohet në palestrën “Enver Idrizi” dhe e njëjta starton në ora 18:30.

Leave a Reply