Dybala në sekondën e fundit mposhti Strakoshën dhe Lacion (VIDEO)

Ylli argjentinas i Juventusit, Paolo Dybala u rikthye si titullarë në formacion dhe menjëherë u shndërrua në hero të kampionëve në fuqi të Italisë.

Numri 10-të i “biankonerëve” i siguroi një fitore shumë të madhe Juventusit në transfertën kundër Lacios, kur bukvalisht në sekondat e fundit të ndeshjes shënoi në rrjetën e Strakoshës për rezultat 1:0.

Argjentinasi 24-vjeçar shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 93-të, duke bërë që Juve ti qëndrojë shumë pranë Napolit në garën për titullin e kampionit.

Leave a Reply