Në shenjë revolte, Vardari ndaj Shkëndijës me ekipin e të rinjëve!

Përveç Akademia Pandev, është edhe Vardari që nuk mundet dot të pajtohet me vendimin e Federatës së Futbollit vendor lidhur me çështjen “Lojtari i Ri”  nga ndeshja e Shkëndijës me skuadrën nga Strumica, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët në fuqi të vendit në shenjë revolte ndaj këtij vendimi, kanë vendosur që vazhdimin e kampionatit nga të dyja kompeticionet ta zhvillojnë me futbollistë nga ekipi i të rinjëve.
Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtarë nga ana e drejtuesve të Vardarit lidhur me këtë çështje, mirëpo interesant është fakti se me ekipin e të rinjëve Vardari do të paraqitet vetëm në dy ndeshjet e rradhës, atë kundër Sileksit gjatë ditës së nesërme në kuadër të javës së 22-të në LPFM, dhe kundër Shkëndijës (7 mars) në kuadër të ndeshjes së kthimit të ¼ së finales së Kupës së Maqedonisë.

Me këtë vendim drejtuesit e Vardarit ndoshta dëshirojnë ti dëshmojnë Shkëndijës se të rinjët janë e ardhmja dhe se duhet dhënë hapësirën e duhur atyre, edhe pse veprimet e tyre të fundit me shitjen apo largimin e futbollistëve të rinj, si Boban Nikolov, Visar Musliu, Besir Demiri, por edhe Dare Velkovskin dhe Filip Stojçevskin, të cilët i kanë dërguar të stërviten me ekipin e të rinjëve në shenjë dënimi ndaj tyre, dëshmojnë të kundërtën.

Leave a Reply