Krivanjeva: Nuk ka kalkulime ndaj Rabotniçkit (VIDEO)

Shkupi të dielën në kuadër të javës së 22-të në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari si nikoqir do të luaj me Rabotniçkin, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi është përgatitur për duelin e radhës, ndërsa mbrojtësi qendror Besart Krivanjeva thotë se ata nuk kanë mundësi për kalkulime dhe se beson në fitore, për tu shkëputur nga ekipet konkurrente.

“Na pret një ndeshje mjaft e rëndësishme kur tani jemi në një fazë që të gjitha ekipet po kërkojnë të shkëputen njëra nga tjetra, pasi diferenca e pikëve është shumë e ngjeshur.  Jemi të vetëdijshëm se kampionati është shumë i fortë dhe nuk ka ekipe të dobëta, andaj respektojmë secilin kundërshtarë. Ndaj Rabotniçkit nuk kemi se çka të kalkulojmë, e kemi kundërshtarë të drejtpërdrejtë dhe mendojmë vetëm për fitore. E mira e jonë është se ngadalë ekipi po kompletohet, pasi kishim futbollistë të lënduar dhe ata që erdhën në afatin e janarit kishin nevojë për tu adaptuar me të tjerët. Besoj se do të kemi paraqitje të mirë dhe do të gëzojmë tifozët tanë”, – ka thënë Besart Krivanjeva.

Ndeshja në Maxhari starton në ora 14:00, ndërsa trajneri Ardian Nuhiu ndaj “romantikëve” nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e të lënduarit Stefan Vujçiç dhe të ndëshkuarit, Ermedin Adem.

Leave a Reply