Shqipëria dhe Maqedonia do të luajnë në finalen e turneut “Adem Jashari” në futsall

Shqipëria dhe Maqedonia janë kualifikuar për në finalen e madhe të turneut “Adem Jashari” në futsall, që për të 9-tin vit me rradhë organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

Përfaqësuesja e Maqedonisë në ndeshjen e parë gjysmëfinale me rezultatin 4:1 mundi përfaqësuesen U21 të Kosovës, ku dy gola realizoi Taulant Ismaili (34’, 39’), teksa nga një gol realizuan Zoran Levevski (26’) dhe Martin Todorovski (32’).

Golin e  vetëm dhe të parin të këtij takimi për përfaqësuesen e Kosovës e realizoi Bardh Kelmendi në minutën e 13-të.

Ndeshje shumë më interesante dhe më rivalizuese ishte ajo ndërmjet përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë, ku finalisti u caktua vetëm pas vazhdimeve, dy herë nga 5 minuta, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me reuzltatin 5:5.

Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi që në minutën e parë, me golin e Jeton Rukovcit. Epërsinë në 2:0 e shtoi Fadil Goli, në minutën e 16-të. Megjithatë, Shqipëria brenda dy minutave përmbysi shifrat, me golat e Mentor Mejzinit (19’) e Besnik Rexhepajt (19’, 20’).

Më pas Kosova shënoi dy herë për të kaluar në epërsi nëpërmjet Ramadan Alajt (22’) e Arbër Dobroshit (35’). Shqipëria barazoi vetëm një minute më vonë, me Besnik Rexhepajn, derisa epërsinë e Kosovës e riktheu Fadil Goli, në minutën e 38-të. Kur u mendua se Kosova do të kualifikohej në finale, 9 sekonda para përfundimit të ndeshjes “kuqezinjtë” i barazuan shifrat, me golin e Narcis Alibegut, transmeton “infOSport.mk”.

Ndërkohë, në vazhdimet dy here nga 5 minuta Shqipëria realizoi dy gola, ku njërin prej golave e realizoi shkupjani, Eljesa Neziri, i cili shënoi për 6:5, teksa rezultatin përfundimtarë, Shqipëria 7, Kosova 5, e vendosi Endrit Kaçe.

Këisoj, nesër në orën 15:00, në ndeshjen për vendin e tretë do të takohen Kosova A përballë Kosovës U21, teksa me fillim në ora 17:00 në finalen e madhe do të takohen Shqipëria dhe Maqedonia.

Leave a Reply