Florent Hasani shënon golin e parë në Hungari (VIDEO)

Futbollisti i talentuar kosovar, Florent Hasani, në paraqitjen e tij të tretë me fanellën e skuadrës hungareze të Diósgyőri VTK ka gjetur edhe golin e tij të parë, njofton “infOSport.mk”. 20-vjeçari Hasani te skuadra hungareze u transferua gjatë merkatos së  dimrit nga rradhët e Trepça ’89, edhe atë me ndërmjetësim të menaxherit shkupjan, Meriton Berisha, ndërsa sot ndihmoi skuadrën e tij për të mundur liderët aktual të Ferencvaroshit.

Hasani golin e fitores e shënoi në minutën e 59-të, kur nga brendia e zonës me të djathtën e tij goditi në drejtim të portës kundërshtare, ndërsa i ndimhuar nga futbollisti mysafir Botka arriti që të shënojë për rezultat 2:1.

Három perc alatt megfordította a meccset a DVTK, mégpedig ezzel a góllal.

Három perc alatt megfordította a meccset a DVTK, mégpedig ezzel a góllal.

Публикувахте от M4Sport в 3 март 2018 г.

Golin e parë për vendasit e DVTK e realizoi Brkoviç (56’), teksa golin e parë të këtij takimi dhe të vetmin për Ferenvcvaroshin e realizoi Bode vetëm pas 9 minutave lojë. Te mysafirët në këtë ndeshje që nga minuta e parë luajti reprezentuesi i Maqedonisë, Stefan Spirovski, i cili u zëvendësua në minutën e 64-të nga Nagy.

Me këtë fitore skuadra e Florent Hasanit, DVTK renditet në pozitën e 5-të me 28 pikë, teksa Ferencvaroshi mbetet në pozitën e parë me 44 pikë, vetëm 3 më shumë se Videoton, që ka edhe një ndeshje më pak.

Leave a Reply