Osmani: I kënaqur me fitoren, të tregojmë lojë të mirë edhe me Vardarin (VIDEO)

Shëndija fitoi me rezultat 3:0 Pobedën në ndeshjen hapëse të xhiros së 22-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Trajneri i “kuqezinjëve” është shprehur i kënaqur me triumfin, ndërsa pretendon më këtë formulë të lojës të luajnë edhe ndaj Vardarit të mërkurën në kuadër të Kupës.

“Një lojë stabile që rezultojë me 3 gola dhe ne sigurisht se jemi të kënaqur me këtë fitore. Na mbetet dita e mërkurë ndeshja me Vardarin, ku duhet të tregojmë sërish një lojë të mirë dhe kualifikimin në gjysmëfinale. Sa i përket lojës, ne përveç tre golave ne humbëm edhe shumë raste tjera, humbëm edhe penallti, por ishte me rëndësi se Shkëndija në çdo moment dinte se çfarë dëshiron. Sigurisht se me ekipe tjera me kualitative luhet ndryshe, por gjithsesi skuadra sot ishte në nivel”, ka thënë mes tjerash Qatip Osmani pas ndeshjes me Pobedën.

Leave a Reply