Milan-Inter do të ndiqet nga 728 milionë spektatorë

Milan do të luajë nesër kundër Interit, një derbi që veç spektaklit që pritet të dhurojë, do të ketë vëmendjen e miliona tifozëve në gjithë rruzullin tokësor. Janë shitur tashmë mbi 74 mijë bileta për në stadiumin “San Siro”, të cilat, nëse konvertohen në të ardhura, janë mbi 4 milionë euro.

Milan-Inter do të transmetohet në 180 shtete të botës, teksa llogaritet ta ndjekin përmes televizorit, rreth 728 milionë persona.

Në tribunën e shtypit nuk kanë mbetur më vende bosh, sepse janë akredituar rreth 600 operatorë të medias, mes të cilëve, 226 gazetarë, 50 fotografë dhe 300 punonjës të televizioneve.

Leave a Reply