Musliu: Emocion i papërshkruar, i lumtur shumë për golin (VIDEO)

Në fitoren 3:0 ndaj Pobedës, mbrojtësi Visar Musliu shënoi golin e tretë për Shkëndijën dhe të parin për të në fanellën “kuqezi”. Ai pas sfidës është shprehur tejet i lumtur për këtë arritje, ndërsa shpreson që së bashku me ekipin e tij të vazhdojnë me këtë ritëm.

“Nuk mundem ta përshkruaj pasi jam shumë i emocionuar. E prisja këtë gol dhe erdhi në momentin e duhur për më shumë vetëbesim dhe rezultati e bëri të vetën. Shpresojmë që edhe ndeshjet e ardhshme të vazhdojmë me këtë ritëm pse jo edhe me më shumë gola”, thotë Musliu për kanalin zyrtar të KF Shkëndija.

Shumica e futbollistëve mbrojtës kërkojnë golin për të shënuar me kokë, por kësaj radhe ndodhi diçka e pazakontë me Musliun që dërgoi topin në rrjetë me këmbë.

“Nuk është hera e parë që shënoi, por për një mbrojtës është pak më specifike të shënosh me këmbë”, shprehet Musliu që në fund tregon se në momentin e shënimit të golit është ndjerë si njeriu më i lumtur në botë.

Leave a Reply