Berisha: Kampionati shqiptarë më i fuqishëm se ai i  Maqedonisë

Sedat Berisha i cili gjatë merkatos së dimrit u transferua nga rradhët e FC Shkupit te skuadra shkodrane e Vllaznisë, gjatë ditës së sotme ka dhënë edhe deklaratën e parë për mediat në Shqipëri. Ai në konferencën për shtyp të organizuar me gazetarë, përveç pritjeve për ndeshjen kundër Flamurtarit, kishte folur edhe për cilësitë e kampionatit shqiptarë dhe atij të Maqedonisë.

“Vllaznia patjetër që do të synojë ta fitojë ndeshjen ndaj Flamurtarit. Jemi duke u përgatitur ashtu si duhet për këtë ndeshje dhe padyshim që besojmë vetëm te marrja e tre pikëve. Vërtet duket se ka presion te Vllaznia, por ky presion është vetëm nga jashtë, sepse në skuadër situata është shumë e mirë. Kemi një kolektiv të shkëlqyer dhe besoj se edhe rezultatet do të vijnë. Në ndeshjet e para ndoshta kemi pasur probleme në mbrojtje, sepse duhej të ambientoheshim me njëri-tjetrin, por besoj se nga ndeshja në ndeshje do të rritemi dhe do të marrim  rezultatet e duhura. Vllaznia nuk është për këtë pozicion. Sa i takon Teutës, them se nuk na intereson çfarë bën ajo, sepse na intereson vetëm ekipi ynë dhe ecuria jonë”, – ka thënë mes të tjerash mbrojtësi shkupjan, i cili me Vllazninë ka të shënuar edhe një gol, edhe atë përballë Skënderbeut.

“Këtu kampionati është më i fortë se në Maqedoni, por besoj se jam përshtatur shumë mirë dhe do të bëj maksimumin tim që skuadra të arrijë rezultatet e duhura”, – kishte përfunduar Berisha.

Leave a Reply