Vdes kapiteni i Fiorentinës, shtyhen dy ndeshje në Seria A

Janë shtyrë ndeshjet Genoa – Cagliari dhe Udinese – Fiorentina si shkak i vdekjes së italianit, Davide Astori. Në dyshim është edhe derbi ndërmjet Milanit dhe Interit

Në moshën 31 vjeçare në gjumë ka vdekur kapiteni i Fiorentinës dhe lojtari i Kombëtares së Italisë, Davide Astori. Për shkak të kësaj tragjedie, Federata Italiane ka njoftuar se është shtyrë ndeshja ndërmjet Genoas dhe Cagliarit që është dashur të luhej nga ora 12:30.

Po ashtu është shtyrë edhe ndeshja ndërmjet Udineses deh Fiorentinas që duhej të zhvillohej nga ora 15:00.Po ashtu është në dyshim edhe derbi i kësaj xhiroje ndërmjet Milanit dhe Interit.

Leave a Reply