Herera: Shkëndija favorite, por ne duam ti mundim

Rabotniçki në kuadër të javës së 23-të në teren vendas do të mirëpret, Shkëndijën. Ndeshja në program është nesër, ndërsa te “romantikët” pas pushimit për shkak kartonëve rikthehet Sebastian Herera, i cili shpreson se Rabotniçki mund ta befasojë  liderin aktual.

“Shkëndija është favorite, ndodhet në krye të tabelës dhe vërtetë kanë një skuadër shumë cilësore. Mirëpo ne luajmë në teren vendas dhe jemi maksimalisht të motivuar për ti fituar ata. Qëllimi ynë është dalja në Europë, ndërsa për të bërë një gjë të tillë na nevojiten sa më shumë pikë në ndeshjet kampionale që kanë mbetur” – tha Sebastian Herera, i cili shënoi në derbi ndeshjen ndaj Vardarit.

Leave a Reply