Nuhiu: Çdo rezultat tjetër përveç fitores ndaj Pelisterit do të ishte zhgënjim

Kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu thotë se çdo rezultat tjetër përveç fitores ndaj Pelisterit do të ishte një zhgënjim i madh. Ai një gjë të tillë pohoi për portalin “infOSport.mk”, duke qenë i vetëdijshëm njëkohësisht se mysafirët nga Manastiri në ndeshjen e nesërme do të mbrohen që nga fillimi.

“Mendojmë vetëm për fitore. Çdo rezultat tjetër do të ishte zhgënjim. Mendoj se jemi më të mirë se Pelisteri edhe pse e dimë se ndeshja nuk do të jetë e lehtë. Presim që Pelisteri të mbrohet me shumë futbollistë, ashtu që neve do të duhet të sulojmë që nga fillimi, me qëllim që të thyejmë të njëjtën dhe në fund të arkëtojmë tre pikët” – tha Fisnik Nuhiu, i cili gjatë ditës së sotme u bë baba, duke e gëzuar Zoti i Lartëmadhëruar me një djalë.

Ne si staf i “infOSport.mk” i urojmë për djalin kapitenit legjendar të Renovës, i cili me siguri se nesër fitoren eventuale, apo edhe ndonjë gol në rrjetën e Pelisterit do ia kushtonte djalit të tij të sapolindur.

Leave a Reply