Njihuni me 8 skuadrat çerekfinaliste të Liga Europa

Janë mësuar 8 skuadrat çerekfinaliste në kuadër të Liga Europa, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian pas Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Interesant është fakti se 8 skuadrat e kualifikuara vijnë nga shtete të ndryshme, me Arsenalin dhe Lacion si dy skuadrat më të favorizuara, ndërsa gjithashtu kemi këtu edhe dy skuadrat me të njëjtin sponzor, Lajpcigun gjerman dhe Salzburgun austriak, që sponzorizohen nga “Red Bull”.

Sa u përket skuadrave tjera të kualifikuara, ata janë edhe Olimpiku i Marsejës, Atletiko Madridi, Sportingu i Lisbonës dhe CSKA-ja e Moskës.

Gjatë ditës së nesërme në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për ndeshjet çerekfinale, ku do të mund të mësojmë paret rivale.

LIGA EUROPA: Nndeshjet e 1/8 së finales

Lok. Moscow 1 – 5 Atl. Madrid 
 Ath. Bilbao 1 – 2 Marseille 
Dyn. Kiev 0 – 2 Lazio 
Plzen 2 – 1(2 – 0) vazhd. Sporting 
Zenit Petersburg 1 – 1 RB Leipzig 
 Arsenal 3 – 1 AC Milan
Lyon 2 – 3 CSKA Moscow 
 Salzburg 0 – 0 Bor. Dortmund

(Skuadrat me ngjyrë të gjelbërt, janë skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale).

Leave a Reply