Bardhi: Ndeshjet miqësore si parapërgatitje për Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet kontrolluese me Finlandën dhe Azerbejxhanin që do të luhen në Antalia të Turqisë. Futbollisti shqiptarë i Levantes së Spanjës, Enis Bardhi thotë se këto ndeshje janë shumë të rëndësishme si përgatitje për sfidën kryesore të këtij sezoni, Ligën e Kombeve.

“Patjetër të jemi në nivel të lartë, na presin dy ndeshje kontrolluese, mirëpo për ne nuk janë ndeshje të thjeshta miqësore, por mënyrë për tu përgatitur sa më mirë taktikisht dhe teknikisht për ndeshjet e rendësishme që na presin në Ligën e Kombeve. Do japim gjithçka nga vetja që përfaësuesja të përparojë. Ne jemi përfaqësuese shumë e mirë, duhet të përgatitemi psiqikisht për sfidën që sjell Liga e Kombeve, ndërsa këto ndeshje me Finlandën dhe Azerbejxhanin do të na ndihmojnë të përmirëoshemi në atë drejtim”, – deklaroi Enis Bardhi.

Përfaqësuesja e Maqedonisë ndeshjen me Finlandën do ta zhvillojë në “Gloria Arena” në orën 17:00 sipas kohës lokale në Maqedoni, ndërsa përballja me Azerbejxhanin luhet katër ditë më vonë në “Merdan Arena” gjithashtu në orën 17:00.

Leave a Reply