Sulmohet trajneri i Tiranës!

Sulmet ndaj trajnerëve në Shqipëri kanë dalë tashmë në modë. Pas sulmit ndaj trajnerit të ekipit të parë të Vllaznisë, Ernest  Gjoka, gjatë ditës së sotme e ka pësuar trajneri i Tiranës U-17, Migen Memelli, i cili është sulmuar nga prindi i një lojtari me inicialet A.Ç.

Sipas informacionit zyrtar të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.50 në fushën e sportit “Skënder Halili”, në Qytetin e Nxënësve.

A.Ç është konfliktuar me trajnerin e ekipit U-17, Migen Memelli, duke e goditur me grusht “për shak se djalin e tij nuk e ka përfshirë në lojë”.

Materialet proceduarale do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Leave a Reply