Gjermania me tre mungesa të mëdha ndaj Brazilit

Pas ndeshjes me Spanjën, kombëtaren e Gjermanisë të martën e pret një tjetër super përballje, ajo kundër Brazilit. Megjithatë kjo ndeshje nuk do të jetë e plotë, pasi në të do të mungojnë tre super futbollistët e kombëtares gjermane, Tomas Myler si dhe dy mesfushorët Mesut Ozil dhe Emre Xhan.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Federata e Futbollit gjerman, duke pohuar se Myler dhe Ozil do të pushojnë pas asaj ndeshje të rëndë ndaj Spanjës, teksa Xhan për shkak të dhimbjeve që ndjen në shpinë.

“Tomas Myler dhe Mesut Ozil nuk do të udhëtojnë me ekipin në Berlin. Emre Xhan ka dhembje në shpina dhe nuk ka gjasa që të luajë ndaj Brazilit të martën. Ai gjatë ditës së sotme është kthyer në shtëpinë e tij, ndërsa ne i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë” – thuhet në kumtesën e Federatës gjermane në “Twitter”.

Në skuadër rikthehet Sebastian Rudi, i cili nuk luajti në ndeshjen ndaj Spanjës, pasi gjatë kësaj jave ishte bërë baba.

Leave a Reply