Vjen “provokacja” e rradhës për Serbinë nga sportistët shqiptarë. Kësaj rradhe janë hendbollistet e reja të të përfaqësueses së Kosovës që bëjnë një gjë të tillë. Ata në Beograd duheshe të zhvillojnë ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit U20 kundër Serbisë, por e njëjta nuk u zhvillua.
Ata megjithatë nga e enjta deri të shtunën qëndruan në Beograd, ndërsa pasi nuk dolën të zhvillojnë ndeshjen e paraparë, momentin e shfrytëzuan për t’ia hedhur vallës dhe këngës shqipe midis Beogradit në hotelin ku qëndronin.
Një gjë e tillë ka revoltuar serbet tej mase, për më tepër, edhe për faktin se ndeshjen ndaj Kosovës e humbën në tavolinë.