Shkupi e Renova mes mbijetesës dhe Europës

Kur kanë mbetur edhe 11-të xhiro deri në fund të edicionit të sivjetshëm të futbollit elitar në Maqedoni, situata momentale në renditje premton vazhdim shumë nxitës dhe emocionues. Duke se paqartësitë më të vogla janë në garën më të rëndësishme për titullin e kampionit, pasi Shkëndija e Tetovës me 16-të pikë para Vardarit është fare pranë titullit të kampionit. Duhet të ndodhë thuajse e pamundura që tetovarët të humbin garën për titull, pasi Vardari mund të rikuperojë negativën vetëm nëse Shkëndija humb 6-të përballje dhe Vardari në të njëjtën kohë vetëm të fitojë.

Krahas dy skuadrave të para në renditje, në vend të tretë i sigurtë duket Sileksi që ka epërsi të konsiderueshme prej 9-të pikëve para vendit të katërt dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Kështu, sfida e vërtetë mendohet të jetë për pozitën e katërt që çon në Europë në rast se Shkëndija fiton kampionatin dhe Kupën. Gara për këtë pozitë duket shumë interesante, pasi që mund të ndodhë që disa ekipe duke luftuar për mbijetesë të kapin Europën apo dhe anasjelltas.

Diferenca prej Akademia Pandevit të vendit të katërt, deri te Pobeda e vendit të 8-të është vetëm pesë pikë. Shkupi me sponsor të ri dukej se do të sulmojë vendin e katërt, por rezultatet për momentin nuk janë të duhurat dhe ekipi nga Çairi tani më do të luftojë paralel, të largohet nga fundi dhe të shpresojë të kapë Europën. Në situatë të njejtë ka hyrë Renova, falë fitores së fundit në duelin me Shkupin.

Xhepçishtasit tani më kanë kapur ritmin me ekipiet e mesit të tabelës dhe vazhdimësia do tu lejonte edhe t’i ëndërojnë. Akademia Pandev dhe Rabotniçki hyjnë në grupin e skuadrave që do jenë në mes të ankthit Europë apo mbijetesë. Për këtë të fundit më të rezikuara mbeten Pobeda, Pelisteri dhe Skopje, me këta të fundit që falë serisë pozitive në pranverë, nga udhëtues i sigurtë drejt Ligës së Dytë, kanë hyrë në lojë për të shpresuar mbijetesën.

Skopje është ekipi më i mirë pranveror pas Shkëndijës, duke mos njohur humbjen në 7-të takime prej të cilave kanë fituar dy herë, ndërsa kanë regjistruar 5 barazime. Njëmbëdhjetë xhirot e mbetura do të japin përgjigjet definitive për ecurinë e skuadrave, ndërsa situata momentale garanton shumë emocione. (Shenja)

Leave a Reply