Kupa e Shqipërisë, Flamurtari skuadra e vetme që krijoi epërsi (VIDEO)

Vetëm një gol u shënua në dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, që gjatë ditë së sotme u zhvilluan në Korçë dhe në Laç.

Skuadra kryesuese e kampionatit shqiptarë, Skënderbeu humbi 0:1 ndaj Flamurtarit të Shpëtim Duros, që tani kthehet në favorit për takimin e kthimit, në trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar.

Skënderbeu-Flamurtari (Përmbledhje)

Skënderbeu-Flamurtari (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в 4 април 2018 г.

Gjergji Muzaka kishte rastin të shënonte i pari në këtë ndeshje, mirëpo goditjen e tij nga pika e bardhë portieri Nurkoviç e priti. Dhe kur pritej që kjo ndeshje të mbyllej me barazim, Flamurtari shënoi me brazilianin Danilo Alvesh, i cili u gjind më së miri në zonën e korçarëve pas një goditje nga këndi.

Laci-Kukësi (Përmbledhje)

Laci-Kukësi (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в 4 април 2018 г.

Ndërkohë, me rrjeta të paprekura përfundoi ndeshja e parë mes Laçit dhe Kukësit. Duket se finalistja mes dy ekipeve veriore do të vendoset në ndeshjen e kthimit, që do të luhet më 18 prill në “Zeqir Ymeri”, atëherë kur do të mësojmë edhe finalistin e dytë nga ndeshja që do të zhvillohet në Vlorë midis Flamurtarit dhe SKënderbeut. Finalja e Kupës së Shqipërisë në program është me datë 24 maj.

Leave a Reply