Kupa e Kroacisë, Ademi në finale me Dinamon, fiton Rijekën e Zhutës (VIDEO)

Reprezentuesi i Maqedonisë Arian Ademi me skuadrën e tij Dinamon e Zagrebit është kualifikuar në finale të Kupës së Kroacisë, pasi eliminuan nga ky kompeticion Rijekën ku luan shqiptari tjetër nga Maqedonia Leonard Zhuta.

Dinamo fitoi takimin gjysmëfinal me shifra 3:0,  me golat që u shënuan nga Hajrovic, Sodani dhe Çoriç, ndërsa Ademi dhe Zhuta në këtë ndeshje luajtën për 90-të minuta. Dinamo Zagrebi në finale të Kupës së Kroacisë do të përballet me Hajdukun, me këta të fundit që në gjysmëfinale eliminuan Lokomotivën.

Leave a Reply