Kupa e Kosovës, Prishtina me epërsi minimale, barazojnë Drenica dhe Vëllaznimi (VIDEO)

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të gjysmëfinales së “Digitalb” Kupës së Kosovës në futboll. Prishtina ka shënuar fitore në cilësinë e vendasit në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë kundër skuadrës së Ligës së Parë, Vushtrrisë, me rezultat minimal 1:0.

Golin e fitores për Prishtinën e shënoi Basid Khalid, në minutën e 19-të, pas harkimit të Drashko Bozhoviq. Ndryshe rastin e parë në këtë ndeshje e kishte skuadra vushtrriase që në minutën e dytë, kur Jetmir Topalli doli në pozitë të mirë, por nga afërsia gjuajti mbi portë. Gjatë pjesës së dytë ishte Prishtina ajo që kanosej më shumë dhe krijoi shumë raste shënimi, por futbollistët e saj nuk u treguan efikas në finalizimin e aksioneve.

Digitalb Kupa e Kosovës: Prishtina 1 – 0 Vushtrria

Prishtina me epërsi mininale për ndeshjen e kthimitBasit Khalid figurë kryesore e takimitNdeshja e kthimit luhet pas 2 jave në Vushtrri

Публикувахте от Sporti në RTV Dukagjini в 4 април 2018 г.

Në ndeshjen tjetër, e cila u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj në praninë e një numri të madh shikuesish, Drenica dhe Vëllaznimi barazuan 1:1.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët nga Gjakova, me golin e shënuar nga Lorik Rudi, në minutën e 9-të, teksa Drenica golin e barazimit e realizoi në minutën e 81-të me autorë Kreshnik Uka, i cili në maksimum shfrytëzoi asistin e Abazit.

Kështu gjithçka rreth skuadrave që do të prekin finalen e “Digitalb” Kupës së Kosovës mbetet të përcaktohet në ndeshjet e kthimit të cilat zhvillohen më 18 prill në Vushtrri, përkatësisht në Gjakovë.

Leave a Reply