Shpërthen Barcelona, brenda 4 minutave dy gola në rrjetën e Romës (VIDEO)

Barcelona ka avansuar me rezultatin 2:0 në ndeshjen ndaj Romës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa njëjtë sikurse edhe gjatë shënimit të golit të parë edhe goli i dytë ishte autogol i shënuar kësaj rradhe nga mbrojtësi Manolas. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 55-të, ndërsa nuk vonou shumë dhe vetëm 4 minuta më pas Zherard Pike shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e Alison.

Luis  Suarez mjaft mirë përfitoi hapësirën e duhur për të goditur, mirëpo ishte portieri Alison që i mohou golin sulmuesit uruguaian, mirëpo jo edhe qendërmbrojtësit Pike, i cili në maksimum shfrytëzoi devijimin e portierit të Romës dhe nga afërsia pa probleme shënoi për 3:0.

Piqué goal vs Roma by footbie.com

Leave a Reply