Përleshje mes tifozëve të Sitit dhe Junajtedit (VIDEO)

Tifozët e Sitit dhe Juanjtedit janë përleshur mes tyre pak metra larg hyrjes për në stadium. Rreth 50 tifozë janë përfshirë në përleshje fizike, teksa nuk kanë munguar as sendet e forta, tymueset dhe mjetet e tjera piroteknike të hedhura mes tyre.

Ndërhyrja e policisë bëri që tifozët të shpërndaheshin në drejtime të ndryshme. Disa prej tyre u arrestuan dhe u mbajtën në kontroll nga policia.

Një dëshmitar deklaroi: “Ishte gjithçka e qetë, por për 1 minutë u grumbulluan shumë tifozë kundërshtarë dhe nisën përleshjet mes tyre. Po i shikoja nga dritarja. Shkatërruan çdo gjë që iu doli para”.

Aktualisht po zhvillohet minuta e 75-të, ndërsa Junajtedi pas disavantazhit 0:2, tashmë po avanson me rezultatin 3:2.

Leave a Reply