Nuhiu: Nuk ishte ajo Renova që ka qenë në ndeshjet e fundit

Skuadra e Renovës nuk ishte në element në përballjen derbi ndaj Shkëndijës, duke pësuar kështu disfatë të thellë me rezultat 5:0. Të njejtën e pohuar edhe kapiteni i “Gjipspunuesve”, Fisnik Nuhiu pas përfundimit të sfidës, që sipas të cilit, Renovës i ka munguar motivimi.

“Ndeshje shumë e dobët e jona. Hynëm në ndeshje në një mënyrë shumë të dobët, pa agresivitet, dukej se ekipi ishte shumë i rëndë në vrapim. Mundoheshim të motivohemi disi, por nuk shkonte. Nuk ishte ajo Renova, që ka qenë në ndeshjet e fundit”, është shprehur kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu.

Shkëndija dhe Renova do të përballen sërish të mërkurën ndërmjet veti, në kuadër të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales në Kupën e Maqedonisë.

Leave a Reply