Xhudo, Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Antalia

Xhudistja pejane, Loriana Kuka i ka sjellur edhe një tjetër medalje shtetit të Kosovës nga Grand Prix që po zhvillohet në Antalia të Turqisë. Kuka sot arriti të merr medaljen e artë, pasi në finale të kategorisë 78 kilogram fitoi ukrainasen Anastasiya Turçin.

Kuka siguroi finalen, ku paraprakisht mposhti rusen Niurguiana Rusnikiforova. Kujtojmë se ditë më parë, pikërisht në këtë eveniment Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë 52 kilogram, ndërsa Fjolla Kelmendi “rrëmbeu” të argjendtën.

Leave a Reply