Vllatko Kostov dorëhiqet nga posti i trajnerit te Renova!

Vllatko Kostov dhe Renova i kanë ndarë rrugët. Trajneri 52 vjeçar ka dhënë dorëheqje nga posti i shefit të stafit teknik te Renova, ndërsa lajmin e ka zyrtarizuar vet klubi përmes rrjeteve sociale. Dorëheqja e Kostovit erdhi pas rezultateve të dobëta gjatë këtij sezoni dhe disfatës së thellë në derbin me Shkëndijën, me teknikun që ka marrë përsipër gjithë përgjegjësinë.

Kostov te Xhepçishtasit erdhi në muajin qershor të vitit të kaluar, ndërsa pjesë e kësaj skuadre ishte edhe gjatë sezoneve 2006/07 dhe 2009/10. Nga tabori i Renovës kanë bërë të ditur se kryesia e klubit është duke shqyrtuar ndonjë alternativ për stolin, ndërsa ditëve në vijim pritet të zyrtarizohet. Renova aktualisht mban pozitën e 7-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë me 28 pikë të tubuara./InfOSport.mk

Leave a Reply